Lajmet e fundit

Sot po mbahet akademia përkujtimore për Adem Beqirin i cili u identifikua para disa ditëve nga laboratori në Hagë.
Në mesin e 23 personave, mbetjet mortore të të cilëve janë zhvarrosur së fundmi në Mitrovicë, janë identifikuar edhe tre veprimtarë të njohur të çështjes kombëtare: Adem Beqiri, Idriz Rrecaj dhe Salih Meziu.
Rivarrimi i tij do të bëhet sot në ora 13:00 në fshatin Pantinë të Vushtrrisë.