12:53, 11 Shkurt 2019

Me rastin e 100 vjetorit të organizatës politike “Xhemijet” (Bashkimi) në Bibliotekën Kombëtare u mbajt një akademi nën patronazhin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Në këtë akademi u tha se periudha mes dy luftërave botërore ishte më e errëta për Kosovën. Ndërkohë u vlerësua lart kontributi i atyre që shërbyen gjatë asaj kohe për mbrojtjen e tokave shqiptare.

Ani pse presidenti i vendit, Hashim Thaçi, kishte konfirmuar pjesëmarrjen ai nuk ishte i pranisëhm në këtë akademi, njofton Klan Kosova.

Nga kabineti i këtij të fundit kanë thënë se presidenti nuk ka mundur të jetë i pranishëm në këtë ngjarje për shkak të agjendës politike.

Në ndërkohë, presidenti Hashim Thaçi është duke zhvilluar një takim me kryeministrin Ramush Haradinaj, kryekuvendarin Kadri Veseli dhe zëvendëskryeministrin Fatmir Limaj.

Konkurs Pune

Lexo më shumë