Mbahen konsultimet politike me Lihtenshtajnin NULL NULL 04.10.2023 17:27 04.10.2023 17:27 Nën drejtimin e Zëvendësministrit të Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Republikës së Kosovës, Kreshnik Ahmeti dhe Ambasadorit Martin Frick, Drejtor i Zyrës për Politikën e Jashtme të Principatës së Lihtenshtajnit, u mbajtën sot konsultimet politike ndërmjet dy vendeve. Me anë të një komunikate për media bëhet e ditur se përgjatë këtyre konsultimeve u diskutua për avancimin e marrëdhënieve ekonomike, shkëmbimin e përvojave në edukim dhe avancimin e bashkëpunimit bilateral në fusha tjera me interes të përbashkët, dhe se diskutimet u përqendruan posaçërisht në avancimin e procesit të anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës gjatë Presidencës së Lihtenshtajnit (nëntor 2023 deri në maj 2024). “Ahmeti e njoftoi Ambasadorin Frick me përparimin e Republikës së Kosovës në indekset e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimit të ligjit dhe theksoi se ky përparim e ndihmon Kosovën në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në Këshillin e Evropës”, thuhet në njoftim. Ahmeti foli po ashtu mbi rëndësinë e sigurisë në rajon, duke e informuar Ambasadorin Frick mbi sulmin terrorist nga grupet e armatosura serbe në veri të vendit. Ai theksoi se në këto momente kritike komuniteti ndërkombëtar demokratik duhet të ndërmarrë veprime të menjëhershme dhe të vendosë sanksione kundër atyre që cenojnë paqen dhe sigurinë në rajon dhe shkelin vlerat evropiane. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Krasniqi: Naim Murseli ka besuar se e krijon alibinë e një heroi që i shpëton fëmijët 4 orë më parë