Maywether-Pacquiao: Dueli i rekordeve NULL NULL 02.05.2015 13:40 02.05.2015 13:40 Ndeshja mes Floyd Mayweather dhe Manny Pacquiao ka thyer çdo rekord. Mayëeather do të përfitojë nga kjo përballje plot 150 milionë dollarë, ndërsa Pacquiao, 100 milionë. Dueli mes Floyd Mayweather dhe Manny Pacquiao ka thyer çdo rekord për sa i përket arkëtimeve. “Ndeshja e Shekullit” është njëkohësisht edhe ndeshja më fitimrpurëse në gjithë historinë e boksit profesionist. Vetëm nga shitja e të drejtës televizive pa llogaritur këtu formulën “Pay per View” janë arkëtuar plot 358 milionë dollarë. Shifra rekord edhe për protagonistët, Mayweather do të fusë në xhep nga kjo përballje plot 150 milionë dollarë, ndërsa filipinasi Pacquiao, 100 milionë. Pritshmëria e jashtëzakonshme për të njohur fituesin por edhe për të qenë dëshmitarë të një sfide të destinuar të hyjë në histori ka bërë që për biletat anës ringut të paguhen shumë marramënedëse që arrijnë shifrat e 200 mijë dollarëve. Do të jenë aty njerëzit më të famshëm të Amerikës, Golyfield, apo Tyson, Justin Bieber, Kim Kardashian apo Clint Eastwood e Roberto de Niro. Për herë të parë në hiostorinë e boksit u shitën bileta për një ceremoni peshimi, cmimi ishte 10 dollarë por në tregun e Zi cmimet arritën deri në 500 dollarë për një nga 20 mijë vendet e MGM Grand Arena. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.