Maxhuni e Murati flasin për regjistrimin e Diasporës NULL NULL 26.05.2015 16:22 26.05.2015 16:22 Shpend Maxhuni, drejtori i përgjithshëm i Policisë është takuar me ministrin e diasporës Valon Muratin, të cilët kanë diskutuar rreth mobilizimit të dy institucioneve, koordinimit të aktiviteteve të përbashkëta si dhe ndihmës reciproke mes tyre. Maxhuni dhe Murati kanë folur edhe për regjistrimin e diasporës dhe informimit sa më të mirë të bashkatdhetarëve rreth procedurave për pajisjen me dokumente personale, aktiviteteve kulturore e artistike që organizohen për nder të tyre. Të dy krerët e të dy institucioneve diskutuan edhe rreth sigurisë në komunikacionin rrugor, për ndërmarrjen e masave të nevojshme me qëllim të ngritjes së nivelit të sigurisë në trafik si dhe sensibilizimit të opinionit dhe bashkatdhetarëve të cilët kryesisht në numër me të madh frekuentojnë Kosovën gjatë sezonës verore. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Çitaku për zgjedhjen e dy nënkryetarëve të PDK-së: Zonja për të cilat ka nevojë Kosova 5 orë më parë
Kosova Suspendohet zyrtari policor, dyshohet se kontrabandoi mallra në vlerë mbi 4 mijë euro 5 orë më parë