Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Max Verstappen pa konkurrencë, fiton edhe në Las Vegas

NULL NULL
19.11.2023 16:57

Gara e parafundit në Formula 1 që u zhvillua në orët e hershme të mëngjesit në Las Vegas dha një spektakël.

Gara ishte e ashpër në mes fituesit pilotit të Red Bullit Max Verstappen edhe atij të Ferrarit Charles Leclerc.

Leclerc duke menduar që fitoi, në xhiron e fundit u kalua nga kampioni aktual Verstappen, për t’u kurorëzuar me fitoren e 18-të sezonale.

Formula 1 bëri të ditur se 315 mijë spektatorë morën pjesë përgjatë tre ditëve, ndërsa çmimet u thanë se ishin të shtrenjta.

Brad Pitt, Rihanna, Usain Bolt dhe Shaquille O’Neal ishin në mesin e yjeve që ishin të pranishëm në tribuna.

Kështu pos Leclercut vend në podium zuri edhe Carlos Perez.

Imagen

Ndërkohë, piloti i McLaren, Lando Norrris u përfshi në një aksident dhe u dërgua në një spital lokal aty afër. Ai është lëshuar menjëherë pas disa kontrollave.

Ndryshe, gara e fundit për këtë sezon në Formula 1 zhvillohet në javën e ardhshme ne Abu Dhabi. /Klankosova.tv.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme