12:30, 11 Shkurt 2019

Maurizio Sarri ka thënë se do ishte i lumtur të pranonte një telefonatë nga pronari i Chelseas, Roman Abramoviq.

Këto komente Sarri i bëri pas humbjes së thellë që pësoi nga skuadra Manchester City me rezultat 6:0, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.

Menaxheri italian tani ndodhet nën presion të madh pasi që Chelsea ka pranuar 12 gola gjatë tre ndeshjeve të fundit në Premier Ligë.

klankosova.tv