Maturantët e Preshevës që u aksidentuan sot, mbërrijnë në shtëpi NULL NULL 13.05.2023 23:44 13.05.2023 23:44 maturantet e Presheves Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka bërë të ditur se të gjithë maturantët që pësuan aksident sot në Kosovë janë kthyer pranë familjeve të tyre. Ai tha se maturantët e Shkollës së Mesme Teknike “Presheva”, tashmë ndodhen në shtëpi. “Shqetësimi që kishim për ta tashmë u lehtësua sepse të gjithë janë mirë dhe pranë familjeve të tyre. Zoti i ruajt, çdoherë”, shkroi Arifi, transmeton Klankosova.tv. Kujtojmë se mesditën e sotme, në një aksident të ndodhur në mes një kamioni, autobusi që po bartte maturantë nga Presheva dhe një veture, mbeten të lënduar 30 persona. Prej 30 të lënduarve, 13 morën tretman mjekësor në QKUK, ku shtatë prej tyre ishin nxënës, e të cilët menjëherë u liruan për në shtëpi. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 05/07/2025
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 05/07/2025
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 05/07/2025