Matjet e opinionit publik: Albin Kurti, lideri më i pëlqyer (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Matjet e opinionit publik: Albin Kurti, lideri më i pëlqyer (VIDEO)

NULL NULL
14.12.2022 21:30

Në sondazhin e Institutit PIPOS, i cili u prezantua gjatë emisionit Rubikon në Klan Kosova, rezulton se Albin Kurti prin me 26.7 për qind si lideri më i pëlqyer, i pasuar nga Lumir Abdixhiku me 20 %.

Pas tyre vjen Memli Krasniqi me 17 % dhe Vjosa Osmani me 11.8 %, ndërsa Ramush Haradinaj u zgjodh nga 7.2 për qind e kosovarëve të anketuar.

Për opsionin “asnjëri” u përcaktuan 9.8 për qind, ndërsa 3.8 % nuk pranuan të përgjigjen ose thanë se nuk e dinë.

Fatmir Limaj u pëlqye nga 2.9 % e të anketuarve, i pasuar nga Mimoza Kusari me 0.40% dhe Behgjet Pacolli me 0.4%.