Maten gazrat e automjeteve që i bëjnë dëm ambientit (FOTO) NULL NULL 21.09.2023 11:59 21.09.2023 11:59 Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka nisur aktivitetin hulumtues për matjen e gazrave të dëmshme të automjeteve. Ky aktivitet është duke u zhvilluar në fshatin Mazgit të Obiliqit në bashkëpunim me Agjencinë Japoneze në kuadër të realizimit të fazës së dytë të Projektit të JICA-s – “Kontrolli i ndotjes së ajrit në Republikën e Kosovës”, njofton Klankosova.tv. Në kuadër të realizimit të hulumtimit janë vendosur disa pajisje për të hetuar veturat të cilat lëshojnë gazra që dëmtojnë mjedisin. Ky projekt që ka për qëllim një ambient më të pastër, do të zgjasë deri më 8 tetor, njofton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vrasja e Liridonës, flet ambasadori i Suedisë: Po punojmë ngushtë me Kosovën në hetimin e rastit 10 orë më parë
Kosova Qeveria mban mbledhje, kërkon nga Osmani autorizimin për kredinë 20 milionëshe nga BERZH-i 15 orë më parë