Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Maskë për fytyrë nga avokado

NULL NULL
21.05.2015 15:46

Avokado quhet ndryshe edhe dardhë aligatori dhe është një pemë e përhapur në Karaibe, Meksikë, Amerikën Jugore dhe atë Qendrore.

Ky frut ka pak a shumë formën e një veze ose të një dardhe, zakonisht me përmasat e një dardhe ka një lëkurë të ndritshme në ngjyrë të gjelbër në kafe. Ai ka një përmbajtje me të lartë yndyrore se sa frutat e tjera dhe është shumë popullor në kuzhinën vegjetariane, duke u bërë një zëvendësues i shkëlqyer për mishin.

Veç tjerash avokado është mundësi e mirë për të freskuar lëkurën e fytyrës suaj, duke e praktikuar atë si lloj maske .

Kjo maskë këshillohet për fytyrat me yndyrë.

avo

1/2 avokado

1 të bardhë vezë

1 lugë gjelle lëng limoni të freskët

Përdorni pirunin për të shtypyr avokadon dhe më pas shtojini të bardhën e vezës dhe lëngun e limonit. Lereni në fytyrë për 10 deri në 15 minuta. Kini kujdes që maska mos t’ju futet në sy. Aplikojeni maskën një herë në javë dhe shihni rezultatet.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.