Maskë me të bardhën apo të verdhën e vezës? NULL NULL 03.12.2019 13:30 03.12.2019 13:30 Veza është një nga përbërësit më të përmendur në maskat për të gjitha llojet e lëkurës, qoftë mikse, të thatë apo të yndyrshme. Por, jo gjithnjë na bën mirë e gjithë veza – edhe e bardha dhe e verdha – pasi ato përdoren për arsye të ndryshme. E bardha e vezës Përdoret kur duam që të minimizojmë rrudhat ose t’i japim elasticitet lëkurës tonë pasi ajo ka një veti tërheqëse. Një nga maskat më të përmendura është kombinimi i të bardhës së vezës me limon. Këtë maskë mund ta mbani për 30 minuta dhe më pas ta shpëlani. E verdha e vezës Për ju që e keni lëkurën e thatë, e verdha e vezës është shumë hidratuese jo vetëm për fytyrën, por edhe për flokët. Aroma nuk është më e mira, por efekti është mahnitës./Living *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.