Maskë me avokado për mbrojtje nga të ftohtit NULL NULL 24.01.2021 22:10 24.01.2021 22:10 Dimri sjell probleme me lëkurën, si lëkurë të thatë dhe me zbokth, buzë dhe thembra të plasaritura… Prandaj është me rëndësi të kujdesemi për lëkurën. Për fillim, përgatitni maskën nga avokadoja. Është e pasur me vitaminën E, e cila i nevojitet lëkurës për të qëndruar e hidratuar. Vitamina E do të nxisë qarkullimin e gjakut, ndërkaq vaji i avokados mund të quhet zbutës i lëkurës. Pritni një copë avokadoje, shtojeni nga një lugë mjaltë dhe qumësht. Të gjitha qitni në blender derisa përbërësit të lidhen midis tyre. Para përdorimit, është mirë të lani fytyrën dhe pastaj qiteni maskën në fytyrë apo qafë. Lëreni për pesëmbëdhjetë minuta dhe lani fytyrën me ujë të vakët./anabel *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lifestyle Dushet me ujë të ftohtë nuk janë për të gjithë: Duhet t'i shmangni nëse vuani nga këto probleme 5 days