10:30, 27 Qershor 2019

Në Japoni ekziston një traditë shumë e vjetër për përdorimin e orizit, jo vetëm në kuzhinë por edhe për përdorim kozmetik, terapeutik dhe medicinal.

Orizi përmban vitamina B, të cilat stimulojnë riparimin e qelizave dhe reduktojnë plakjen e parakohshme të lëkurës. Për më tepër, uji I orizit ka veti hidratuese dhe antioksiduese, të cilat përmirësojnë aftësinë e lëkurës për të thithur rrezet UV.

Për të mbajtur lëkurën të freskët dhe plot vitalitet, mund të përgatisni një maskë natyrale e cila përdoret nga gratë japoneze për qindra vjet me qëllim përmirësimin e pamjes së fytyrës.

Përbërësit:

3 lugë oriz të bardhë,

1 lugë gjellë qumësht, dhe

1 lugë gjelle mjaltë.

Ziejeni orizin plotësisht. Më pas kullojeni dhe vendoseni mënjanë ujin e gatimit dhe përzieni orizin me qumësht me mjaltë. Përziejeni në mënyrë që të gjithë përbërësit të lidhen mirë me njëri-tjetrin, shkruan revistapsikologji. Pas larjes së fytyrës aplikojeni kremin duke e përhapur mbi gjithë sipërfaqen dhe lëreni të veprojë për 30 minuta. Në fund shpërlajeni fytyrën me ujin që ziet orizin.

Konkurs Pune

Lexo më shumë