Mashtroi se dy persona me armë ia vodhën rreth njëmijë euro, arrestohet punëtori i postës së shpejtë NULL NULL 09.08.2022 09:13 09.08.2022 09:13 Një burrë, punëtor i postës së shpejtë, ka raportuar në polici se dy persona të maskuar, nën kërcënimin e armës i kishin vjedhur gati njëmijë euro, derisa ishte në veturën e tij, të hënën rreth orës 9 e 20 në fshatin Mazgit të Obiliqit. “Ankuesi mashkull kosovar punëtor i postës së shpejtë, ka raportuar se derisa ka qenë me veturë dy persona të panjohur të maskuar, nën kërcënimin e armës, i kanë grabitur një shumë parsh prej 970€ dhe janë larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raportin e policisë. Pas hetimeve është vërtetuar se ankuesi ka inskenuar rastin, ku është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti falënderon Çekinë për rolin dhe kontributin në rrafshin e sigurisë së Kosovës 46 minuta më parë