Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mashallah: Në Çeçeni përurohet xhamia më e madhe në Europë (VIDEO)

NULL NULL
25.08.2019 14:22

Lideri i çeçenëve Ramzan Kadyrov e ka përuruar atë që konsiderohet të jetë, sipas autoriteteve atje, xhamia më e madhe në Europë.

E quajtur sipas Profetit Muhamed dhe me nofkën “krenaria e myslimanëve”, xhamia është ndërtuar në qytezën Shali, në periferi të kryeqytetit Grozni.

Kjo xhami që u ndërtua për shtatë vjet është edhe më e shtrenjta në Europë, shkruan Gazeta Shqip.

Xhamia është dekoruar brenda dhe jashtë me mermer të bardhë nga Greqia, është e pikturuar me flori dhe rrethohet kudo nga shandanë me kristale Swarovski.

Sipas arkitektit dhe kuratorit të saj, xhamia mund të mirëpresë mbi 30 mijë vetë njëkohësisht. Ndërsa, brenda rrethimit të objektit, sipas autoriteteve mund të futen edhe 70 mijë persona të tjerë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.