Mascherano nuk largohet nga Barcelona - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mascherano nuk largohet nga Barcelona

NULL NULL
06/08/2015

Javier Mascherano ka mohuar të gjithë zërat e një transferimi të mundshëm në Roma, Juventus, Milan apo çdo skuadër tjetër italiane.

Ai ka thënë se ka një detyrim ndaj Barcelonës dhe të cilin dëshiron që ta përmbush.

“Jam i vetëdijshëm për interesimin e klubeve tjera, por them se nuk duhet të dyshoj askush, unë kam një detyrim ndaj Barcës”

“Dua t’i përmbahem kontratës, kështu që do të jem deri në ditën e fundit këtu” ka thënë Mascherano.

Ai ka qenë shumë i përfolur duke u thënë se dëshiron që të largohet nga Camp Nou, transmeton Klan Kosova.