Masa e përkohshme për Asociacionin aplikohet deri me 12 janar 2016 - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Masa e përkohshme për Asociacionin aplikohet deri me 12 janar 2016

NULL NULL
10/11/2015

Pezullimi i Marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe nga ana e Gjykatës Kushtetuese do të zgjas deri në janar të vitit të ardhshëm.

“Kjo masë e përkohshme do të aplikohet deri me 12 janar 2016”, thuhet në njoftimin e Kushtetueses njofton Klan Kosova.

Siç sqaron Gjykata Kushtetuese këtë vendime e ka marrë duke u mbështetur në “nenin 27 dhe ne mbështetje të rregullit 55 (4), (5) dhe (6) te Rregullores së punës, me 10 nëntor 2015, njëzëri vendosi ta miratojë kërkesën për Masë të përkohshme”.

“Ky Vendim për Masë të përkohshme është pa paragjykim ndaj ndonjë vendimi të mëtejshëm që do të nxirret nga Gjykata për pranueshmërinë apo për meritat e kërkesës”, thuhet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

klankosova.tv