Martohet Chris Klein - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Martohet Chris Klein

NULL NULL
10/08/2015

Ylli i American Pie Chris Klein është martuar.

Aktori 36 vjeçar është maruar me Laina Rose pas katër viteve së bashku.

Dasma e çiftit u mbajt në Montana, SHBA në praninë e 115 mysafirëve, transmeton Klan Kosova.

Projektuesja e dasmës Jennifer Horsley konfirmoi lajmin dhe zbuloi se ata donin t’i qëndronin besnik natyrës së Montanas, për ditën e tyre më të rëndësishme, dasmën.

Jennifer tha për revistën People: “Laina dhe Chris kanë kërkuar të qëndrojnë besnik natyrës dhe kanë zgjedhur lule të shumta në mënyrë që të reflektohet bukuria natyrës së Montanas”.