Martino: Messi na mungon shumë NULL NULL 11.11.2015 18:45 11.11.2015 18:45 Argjentinasi ka thënë se mungesa e katër herë fituesit të Topit të Artë ka komplikuar kualifikimet e kombëtares albiceleste për Kupën e Botës. Gerardo Martino e ka pranuar që mungesa e “lojtarit më të mirë në botë”, Lionel Messi, do të ketë ndikim tek skuadra e tij në përballjet me Brazilin dhe Kolumbinë. Albicelestët kanë dy ndeshje shumë me rëndësi pas një starti të dobët, duke mbledhur vetëm një pikë nga gjashtë të mundshme. Dhe trajneri argjentinas ka thënë se përballjet me Brazilin dhe Kolumbinë bëhen edhe më të vështira pa Lionel Messin. “Pa marrë parasysh a fiton apo humbet, mungesa e lojtarit më të mirë në botë vërehet gjithmonë”. “Ne kemi pasur probleme me lëndime në kampanjë dhe përballja me kombëtare të mëdha në mungesë të Messit do të jetë e vështirë”. “Megjithatë Brazili nuk është favorit sepse derbit janë të këtillë”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.