“Kjo do ta siguronte Qeverinë dhe është një gjë që edhe SHBA-të do ta kishin mirëpritur, që me pasë Kosova mundësi me fol me një zë”.

18:40, 10 Korrik 2020

Ish-udhëheqës i Këshillit Shqiptaro-Amerikan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Martin Vulaj, ka thënë se në vend që të zgjerohet Qeveria, me lehtë do të mund të bëhej zgjerimi i ekipit për të negociuar me Serbinë

Vulaj nga New York-u ka shtuar në emisionin Info Magazine në Klan Kosova se një zgjerim i tillë i ekipit do ta stabilizonte Qeverinë dhe kështu do të mirëpritej edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Besoj se lehtësisht mund të arrihet nëse ka pak vullnet politik. Ndikimi i deklaratës së Speciales në procesin dhe marrëdhëniet politike të brendshme të Kosovës, kjo deklaratë e ka anësuar Thaçin i cili ka qenë central në këtë proces”.

“E kam parë një Qeveri shumë të brishtë, një opozitë shumë të fortë dhe një çakordim brenda politikës së Kosovës edhe efektin e tij në SHBA”.

“Në vend se të zgjerohet Qeveria që nevojiten të gjitha ato mekanizma – nëse synimi është stabiliteti politik dhe bashkimi i forcave – kjo mund të arrihet me një zgjerim të ekipit negociator duke afruar të gjitha partitë politike në ekip negociator me kapacitete vendimmarrëse”.

“Kjo do ta siguronte Qeverinë dhe është një gjë që edhe SHBA-të do ta kishin mirëpritur, që me pasë Kosova mundësi me fol me një zë”.

“Çdo marrëveshje që mund të realizohet e ka jo vetëm mbështetjen e partive politike dhe parlamentit, por edhe mbështetjen e popullit”.

klankosova.tv

Konkurs Pune

Lexo më shumë