Martin Odegaard dëshiron kthimin tek Real Madrid

Martin Odegaard dëshiron kthimin tek Real Madrid

NULL NULL
1 month më parë

Martin Odegaard u largua nga Real Madrid në afatin kalimtar të janarit në mënyrë që të bashkohet me Arsenalin me një marrëveshje gjashtëmujore huazimi, por lojtari norvegjez e ka bërë të qartë se ai do të jetë në Estadio Santiago Bernabeu sezonin e ardhshëm.

Arsenali shikonte për të mbajtur Odegaard në Londër si transfer të përhershëm, por Los Blancos e kanë informuar 22-vjeçarin se ai është në planet e Carlo Ancelotit, shkruan Marca, transmeton Klankosova.tv

“Situata është që unë jam një lojtar i Real Madrid dhe duhet të kthehem atje,” tha Odegaard në kanalin televiziv norvegjez TV 2.

“Real Madrid ka qenë i qartë: ata duan që unë të kthehem. Kështu që, unë do të duhet të udhëtoj atje kur të fillojë para-sezoni. Është e qartë se ëndrra ime ka qenë gjithmonë të luaja atje. Unë kam qenë në klub për më shumë se gjashtë vjet tani, dhe ky ka qenë gjithmonë qëllimi im”, tha ai.

Odegaard bëri nëntë paraqitje për Real Madrid në sezonin 2020/21 para se të kalonte në Arsenal, ku zhvilloi edhe 20 ndeshje të tjera.