Martin Leka përgjigjet për të gjithë ata që kryqëzuan Jonida Maliqin në Eurosong NULL NULL 18.05.2019 16:33 18.05.2019 16:33 Shumë pak orë kanë mbetur deri në finalen e Eurovision, në të cilën do të performojë edhe Jonida Maliqi me këngën “Ktheju Tokës”. Vetëm pak orë para gjysmëfinales së dytë një intervistë e Jonida Maliqit u shoqërua me komente në rrjete sociale por të gjitha u harruan kur këngëtarja dha një performancë dinjitoze në Tel Avivi. Drejtori i Festivalit të 57-të të Këngës në RTSH, Martin Leka, në një intervistë për “Panorama Plus” ka treguar pse besoi te ky produksion muzikor, qëndrimin e tij ndaj kontestimeve në rrjetet sociale, dhe pritshmëritë që ka sot për Jonida Maliqin në natën finale. “Skeptikëve dhe kujtdo tjetër, edhe dashakeqëve më të paskrupullt e mosbesues(ata që që në festitvalin e Këngës nuk besuan tek kënga), po u kujtoj e paralelizoj rastin në fjalë me rastin e Festivalit të 50-të, ku fituese ishte Rona Nishliu. Edhe atëherë, në prapaskenë kam ndjerë “persekutimin” e “masakrimin” kolektiv, por që në fund, rezultati dihet”. “Është pothuaj e njëjta situatë. Një ditë para se të dilte në finale, filloi harbimi kolektiv portalo-fake, pse këngëtarja harron një fjalë anglisht?! Kryqëzata mori fund menjëherë sapo doli në finale dhe filloi kameleonizmi kolektiv: kush të gjente fjalët më të bukura për Maliqin! Kaq e thjeshtë është historia jonë: të lajnë e të thajnë, të vrasin natën e të qajnë ditën, për fat të keq!””,- është shprehur Leka. Përsa i përket mbrëmjes sot ai është shprehur se fakti që jemi në finale mes vendeve më të mira tregon shumë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Ndërkombëtar Zayn Malik flet për vajzën e tij, shpjegon lëvizjen në Pensilvaninë rurale 3 minuta më parë