Martin Garrix, Bono dhe The Edge do të performojnë në hapje të Euro 2020 NULL NULL 10.06.2021 08:58 10.06.2021 08:58 Martin Garrix, Bono dhe The Edge do të hyjnë të parët në ndeshjen hapëse të Uefa Euro 2020 në Olimpiko të Romës me një performancë virtuale që do të përdorë teknologjinë më të përparuar për të rikrijuar mjedisin e stadiumit në 3D. Bashkëpunimi i legjendave të rokut U2 dhe një prej DJ më të mëdhenj në botë me këngën zyrtare të Uefa Euro 2020 është shtrirë në një rekreacion digjital të Olimpikos ku të tre artistët do të vijnë së bashku si kurrë më parë për një performancë festive. Kënga do të luhet si pjesë e ceremonisë së hapjes pak momente para fillimit të ndeshjes së parë të turneut midis Italisë dhe Turqisë. “Ndjenja e pritjes për Uefa Euro 2020 është intensifikuar me të vërtetë ndërsa vendet tona pritëse përfundojnë përgatitjet. ‘We Are The People’ përmbledh kremtimin e bashkimit dhe festës në zemër të Uefa Euro 2020, dhe jam i sigurt që tifozët do të entuziazmohen nga performanca virtuale, pavarësisht nëse ata po shikojnë nga shtëpia apo stadiumi”, tha drejtori i marketingut i Uefa-s, Guy Laurent Epstein. Projekti u filmua në studiot më të fundit të kontrollit të lëvizjes në Londër dhe në Olimpiko të Romës, për të rikrijuar mjedisin e stadiumit në 3D, transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.