Martesa ju sjell stresin NULL NULL 21.05.2015 09:58 21.05.2015 09:58 Lidhjet shpirtërore janë të lidhura ngushtë me formën fizike. Martesa ndikon në “prishjen” e një forme të mirë fizike, ndërsa të qenit vetëm apo i divorcuar ndikon për të pasur një formë më të mirë trupore. Ky është përfundimi i dalë nga “Karolinska Institute” në Suedi i drejtuar nga Dr.Francisco Ortega. Studiuesit kanë monitoruar 9000 vullnetarë të rritur, 6900 meshkuj dhe 1971 femra. Subjekte të tilla u kontrolluan për tre vjet dhe gjendja e tyre psikofizike u vlerësua përmes testeve dhe intervistave mbi stilin e jetesës. Përfundimi? Martesa mund të përkeqësojë gjendjen fizike të të dy sekseve. Për sa u përket grave, ato që ishin beqare ishin shumë herë më në formë të mirë se koleget e martuara, madje edhe gjatë periudhës së vëzhgimit arritën të përmirësonin paraqitjen fizike. Edhe për sa u përket meshkujve, situata nuk është shumë ndryshe. Kështu, beqarët dhe të divorcuarit kishin trup më të mirë se ata të martuarit, edhe pse këta të fundit luftonin shumë. Pra, rezultatet tregojnë qartë se ndryshimet e mëdha në jetën e një personi si martesa apo divorci, kanë një impakt të dukshëm mbi aspektin fizik dhe gjendjen shëndetësore. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.