17:58, 19 Qershor 2019

Marta është bërë golashënuesja më e mirë e të gjitha kohërave në Kampionate Botërore për të dyja gjinitë.

33 vjeçarja e realizoi golin e saj të 17-të në Kupën e Botës në triumfin 1:0 kundër Italisë të martën.

“Është ndjenjë gëzimi për mua, jo vetëm që e kam thyer rekordin por që kam mundur t’i përfaqësoj gratë në këtë”, ka thënë Marta për BBC Sport.

“Po tentojmë që t’i përfaqësojmë gratë dhe të tregojmë që ato mund ta luajnë çfarëdo roli”.

Me golin e mbrëmshëm ajo e kaloi gjermanin Miroslav Klose i cili më 2014 ishte bërë golashënuesi më i mirë në Botërore me 16 gola nga 24 takime – ndërkaq Martës iu deshën vetëm 19 sosh për t’i bërë 17.

Konkurs Pune

Lexo më shumë