Marshimi i Krenarisë pritet të mbahet në Hungari, sfidohet kërcënimi i Orbanit për ‘pasoja ligjore’ NULL NULL 28.06.2025 11:07 28.06.2025 11:07 Foto nga Reuters Marshimi i Krenarisë në Budapest pritet të zhvillohet të shtunën, duke sfiduar kërcënimet ligjore të kryeministrit hungarez Viktor Orban kundër aktivistëve të të drejtave LGBTQ. Organizatorët e marshimit shpresojnë për një pjesëmarrje rekord këtë vit, pavarësisht presionit në rritje nga politikanët nacionalistë konservatorë dhe policia për të ndaluar çdo shfaqje të materialit pro-LGBTQ, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv. Policia ka lëshuar një ndalim, në përputhje me një ligj të ri për “mbrojtjen e fëmijëve” që kufizon tubimet që konsiderohen se promovojnë homoseksualitetin. Një ditë para Krenarisë, Orban minimizoi mundësinë e përleshjeve të dhunshme midis policisë dhe pjesëmarrësve – por paralajmëroi se ata që do të shkojnë do të përballen me pasoja të mundshme ligjore. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Historia e padëgjuar e Bajrush Dodës: Nga vuajtjet deri tek vdekja, djali tij i rrëfen të gjitha (VIDEO) 41 minuta më parë