Marshi për Ukrainën paraprihet nga debati për posterin “kosovar” të vitit 1999 - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Marshi për Ukrainën paraprihet nga debati për posterin “kosovar” të vitit 1999

NULL NULL
2 months më parë

Një poster paralajmërues për marshin e protestës që mbahet të dielën kundër luftës në Ukrainë, ka nxit debat të zjarrtë në Itali, njofton Klankosova.tv.

Është gazeta La Repubblica që i ka reaguar rrjetit Perugiassisi si organizator se e ka përzgjedhur posterin e ngjashëm me atë të marshit të 16 majit të vitit 1999 kundër luftës në Kosovë.

Për më tepër ka edhe komente se aty janë ilustruar prindi me fëmijën midis plumbave që vijnë nga të dyja anët, e që po konsiderohet si barazim i palës ruse si agresore me atë ukrainase që po mbrohet.

Por organizatorët janë arsyetuar se edhe ky marsh sikur edhe me 1999 ka të bëjë me kundërshtimin e çdo lufteje, derisa në rastin e ri ua kanë ndryshuar ngjyrat plumbave duke i bërë njërin të kuq që është i vrasësve dhe tjetrin të bardh si mbrojtës i të pafajshmëve, transmeton Klankosova.tv.