Lajmet e fundit

Organizatori i protestës “Jo në emrin tim!”, Çlirim Haziri ka njoftuar se sot marshi do të vazhdojë në sheshet e Prishtinës, kundër vendimit në Hagë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka bërë të ditur se protesta do të nisë në orën 16:00, transmeton Klankosova.tv.
“Sot, më 1 Tetor, jemi përsëri bashkë. Në ora 16:00, në sheshet e Prishtinës, ngremë zërin kundër vendimit në Hagë. Jemi bashkë për UÇK-në. Jemi bashkë për të vërtetën tonë. Sot marshojmë”, ka shkruar Haziri.
Ai ka njoftuar gjithashtu se pas marshimit të sotëm, nga nesër do të vazhdojë protesta e mbrëmjes.
“Shihemi në ora 16:00!”, ka shkruar Haziri.