Marrja e dozës së parë të vaksinës COVID-19 rrit shëndetin mendor NULL NULL 19.09.2021 18:20 19.09.2021 18:20 Me përhapjen e vaksinave COVID-19, një grup shkencëtarësh filluan një studim për të krahasuar përmirësimet e shëndetit mendor te njerëzit që morën një vaksinë dhe te ata që nuk e bënë. “Në mars të vitit 2020, ne filluam një panel për të ndjekur ndikimet e shumta të pandemisë në disa rezultate, përfshirë shëndetin mendor. Studiuesit tanë, të cilët janë të anketuar iu përgjigjën sondazheve çdo 2 javë ose më shumë, gjë që na ka lejuar të gjurmojmë trajektoret në shumë ndryshore, të tilla si shëndeti mendor dhe statusi i vaksinimit”, ka thënë bashkëpunëtori kryesor i studimit, Dr. Francisco Perez-Arce. Dr Perez-Arce dhe kolegët e tij anketuan 8 mijë e tre pjesëmarrës të rritur midis 10 marsit 2020 dhe 31 marsit 2021, Shkruan MedicalNewsToday, përcjell Klankosova.tv Pjesëmarrësit iu përgjigjën pyetjeve në lidhje me vaksinën COVID-19 dhe nivelet e shqetësimit mendor të vetë-raportuar, të cilat studiuesit më pas i matën duke përdorur Pyetësorin për Shëndetin e Pacientëve me katër artikuj (PHQ-4). Shkencëtarët përfundojnë se marrja e dozës së parë të COVID-19, rezultoi në përmirësime të rëndësishme në shëndetin mendor, përtej përmirësimeve të arritura tashmë që kur shqetësimet mendore arritën kulmin në pranverën e vitit 2020. Përkundër përmirësimeve në shqetësimet mendore të lidhura me vaksinën, jo të gjithë ndihen më mirë. Për shumë njerëz, kthimi në normalitetin e ri është ende një mendim i frikshëm. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Këshilla mjekësore Studim: Injeksionet kontraceptive rrisin në pesëfish rrezikun e tumoreve të trurit 2 orë më parë