Lajmet e fundit
Të hënën, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës u dakorduan për emrin e presidentit.
Bekim Sejdiu u propozua si kandidati konsensual për shefin e shtetit, transmeton Klankosova.tv.
Në emisionin “Kosova Today”, opinionistja Anita Shabani tha se procesi për propozimin e presidentit, sipas saj, është i mbrapshtë.
Sipas saj, Abdixhiku nuk mori përkrahje nga anëtarët e kryesisë së LDK-së, dhe se, siç tha ajo, ky emër nuk u diskutua me ta.
E opinionisti Selam Hajrizi, tha se Kosova nuk ka kohë për të pritur.
“Zotëri Sejdiu do të ishte mirë të zgjidhje sa më shpejt, edhe pse me të vërtetë në foton që u pa, mes liderëve, ishte tejet e tensionuar”, u shpreh ai në Klan Kosova.
Nga ana tjetër, opinionisti Gazmend Morina, komentoi qëndrimin publik të deputetit të LDk-së, Avdullah Hotit, lidhur me kandidaturën e Sejdiut për president.
“Është ekzagjerim me thënë që është çështje personale e Avdullah Hotit. Është përtej Avdullah Hotit”, u shpreh ai.
Opinionisti Sali Rexhaj, në emisionin “Kosova Today”, tha se çdo institucion që del nga Kuvendi pas 7 gushtit, sipas tij është jashtë afatit kushtetues.
Kështu, ai e konsideroi edhe propozimin e Sejdiut si kandidat për president.