Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Marrëveshja Macron-Rama e bën Shqipërinë me radar modern për vëzhgim të hapësirës ajrore

NULL NULL
19.06.2025 18:12
Rama dhe Macron

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, ka bërë të ditur se Forca Ajrore ka hedhur një tjetër hap të madh përpara në misionin e modernizimit.

Në një postim në Facebook, ai ka bërë të ditur se do të pajisen me radar modern për vëzhgimin e hapësirës ajrore kombëtare.

“Në vijim të marrëveshjes dypalëshe të dakordësuar gjatë vizitës së Presidentit Macron muajin e kaluar në Tiranë, nënshkruhet kontrata me kompaninë Thales Group për pajisijen e Forcës Ajrore të Shqipërisë me radar modern për vëzhgimin e hapësirës ajrore kombëtare”, tha Vengu.

I njëjti shtoi se kjo është një investim domethënës për sigurinë e Shqipërisë dhe angazhimet tona në kuadër të aleancës. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.