Marrëveshja Izrael-EBA, Shehu: Para zgjedhjeve Trump-it i nevojiten marrëveshjet e tilla për ta prezantuar suksesin NULL NULL 14.08.2020 23:54 14.08.2020 23:54 Drejtori i NDI për Lindje të Mesme, Arianit Shehu, vlerëson se marrëveshja përfundimtare e arritur së fundi mes Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, është rrugë që duhet ndjekur nga shtetet e ndryshme sovrane. Shehu thotë se këto marrëveshje hapin një kapitull të ri drejt paqes por edhe afrimit të fuqive gjeostrategjike, njofton Klan Kosova. ”Është historike sepse është shteti i tretë arab që ka marrëveshje me shtetin e Izraelit”. ”Çdo marrëveshje e paqes midis dy shteteve sovrane është për tu përshëndetur, është një rrugë e mirë për parandalimin e ndikimit të mëtutjeshëm të shtetit të Iranit, në aktivizimin në politikën të gjeostrategjike”. ”Shpresojmë që rruga e marrëveshjeve të tilla është rrugë që duhet ndjekur. Këto marrëveshje hapin një kapitull të ri, të konsolidimit të paqes, mirëpo të afrimit të fuqive gjeostrategjike për një proces paqësor pas shumë viteve dhe dekadave të luftës në këtë pjesë të botës”. Tutje Shehu përsërit se kjo marrëveshje mes Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, është në interes të dy shteteve. Ai shprehet optimist se një marrëveshje e tillë është shembull për shtetin e Kosovës në raport me çështjen e Serbisë, ku pjesë e këtij procesi janë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. ”Shpresoj që këto marrëveshje të jenë shembull i mirë se si edhe Kosova si shtet sovran, të bashkëpunojë dhe të lidh marrëveshje për njohje reciproke me Serbinë”. Arianit Shehu foli edhe për nxitimin e Presidentit amerikan Donald Trump të arrijë marrëveshje të tilla historike mes shteteve të cilat kishin konflikte. Sipas tij kjo i shërben Donald Trump para zgjedhjeve në SHBA, ta prezantojë suksesin në politikën e jashtme, njofton Klan Kosova. ”Para zgjedhjeve sigurisht që Donald Trump i nevojiten marrëveshje të tilla që të demonstrojë suksesin e tij në politikën e jashtme. Për ne është një moment i mirë”. ”Një marrëveshje mes Kosovës e Serbisë duhet të bëhet në bazë të Kushtetutës së Kosovës dhe të njohjes së shtetit të Kosovës”. ”Nxitimi i Presidentit Trump për një marrëveshje mes Kosovës e Serbisë, është i mirëseardhur sepse ne e dijmë se përfundimi i saj do të jetë e kënaqeshme për të dyja palët – pra do jetë njohja e plotë e shtetit të Kosovës nga Serbia”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti vizitoi për ngushëllime familjen e gazetarit e shkrimtarit të njohur, Bajram Sefaj 17/03/2024