Marrëveshja e Serbisë me Rusinë, Von Cramon: Të ngrihet procesi, hyrja në BE s’bëhet përmes Moskës NULL NULL 24.09.2022 22:12 24.09.2022 22:12 EP Plenary Session - Debates on cases of breaches of human rights, democracy and the rule of law - Human rights violations by private military and security companies, particularly the Wagner Group Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka reaguar ashpër pas marrëveshjes së bashkëpunimit mes Rusisë dhe Serbisë, nënshkruar nga ministri i Jashtëm serb, Nikola Selakoviq dhe homologu i tij, rus Sergei Lavrov. Von Cramon këtë marrëveshje e ka quajtur skandal, transmeton Klankosova.tv. “Ky është një skandal i rëndë. Në mes të luftës së furishme, Ministria e Jashtme e Serbisë nënshkruan plan për bashkëpunim në të ardhmen me agresorin Rusinë”, ka shkruar Von Cramon. “Ose ndoshta është thjesht një sinjal për ne që të ngrijmë bisedimet e anëtarësimit në Bashkimin Evropian pasi hyrja në BE nuk kalon përmes Moskës”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti për masakrën e Izbicës: Prokuroria e Shtetit e ka mbështetjen e plotë që kriminelët të jenë prapa grilave 37 minuta më parë