Marotta: Inter kandidat për Scudetto - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Marotta: Inter kandidat për Scudetto

NULL NULL
07/08/2015
Drejtori ekzekutiv i ‘Zonjës së Vjetër’ i sheh neroazurët si kandidatë potencial për të fituar Scudetton sezonin e ardhshëm.

Giuseppe Marotta ka thënë se Inter është kandidat serioz për të fituar Serie A në edicionin 2015-16.

Kjo pasi sipas italianit skuadra nga qyteti i modës ka bërë disa transferime të qëlluara këtë verë

Kështu, ai tha se skuadra e tij duhet të blejë ndonjë mesfushor, sidomos pas lëndimit të Sami Khediras.

“Ne jemi në kërkim të një mesfushori të veçantë dhe të nivelit të lartë”.

“Nëse flasim për kundërshtarët, do të thoja Inter është kandidat serioz. Blerjet e tyre e thonë këtë gjë”.