Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Maroku bën kualifikim HISTORIK, e çon në shtëpi Portugalinë e Ronaldos (VIDEO)

NULL NULL
10.12.2022 18:00

Maroku e ka bërë edhe befasinë e radhës, duke e eliminuar Portugalinë, një nga favoritët.

Maroku kaloi në epërsi qysh në pjesë të parë, me golin e En-Nesyrit. Në pjesë të dytë, krejt çka bëri ishte mbrojtja, me kundërsulme aty-këtu.

Ronaldo u fut në lojë në pjesë të dytë, por kjo nuk mjafoti. Portugalia dominoi në pjesë të dytë, por nuk arriti të shënojë.

Tani, Maroku, kombtarja e parë afrikane që arrin në gjysmëfinale të një Botërori, e pret fituesin e ndeshjes Angli – Francë, e cila zhvillohet sonte nga ora 20:00.

90+8′ Përfund0n ndeshja. MAROKU ME KUALIFIKIM HISTORIK NË GJYSMËFINALE. Eliminon Portugalinë, bashkë me Ronaldon. 1-0.

90+5′ Maroku kishte mundësi ideale për të dyfishuar rezultatin. Njëri nga lojtarët, i vetëm para portierit, nuk arrin të shënojë.

90+3′ Walid Cheddira ndëshkohet me kartonë të kuq, pas dy ndërhyrjeve të palejueshme. Probleme për Marokun.

90′ Tetë minuta lojë shtesë.

89′ Minuta e fundit e kohës së rregullt. Emocione të shumta.

81′ Joao Felix me një godtije rrufe. Portieri mbron atë që shumica  e portierëve nuk do të mund ta mbronin.

80′ Kalojnë 80 minuta. Maroku 1 – 0 Portugalia.

65′ Dy zëvendësime te Maroku. Dalin El-Nasyri dhe Amullah. Hyjnë Cheddira dhe Benoun.

64′ Bruno Fernandes me një goditje të fortë nga distanca. Për fat të Marokut, topi shkon lart portës.

60′ Kalon një orë lojë. Maroku ende në epërsi minimale. Ndërkohë, Portugalia ka filluar dominimin minutave të fundit, pasi inkuadrimit të Ronaldos.

51′ Më në fund hyn në lojë Cristiano Ronaldo. Bashkë me të edhe Joao Cancelo.

Ronaldo tani ka bërë 196 paraqitje për Portugalinë, duke e barazuar rekordin për më së shumti paraqitje ndërkombëtare në futbollin e meshkujve me Bader Al-Mutawa.

49′ Portugalia për pak sa nuk shënon. Një krosim nga gjuajtja e lirë shkon fare pranë tri kokave të lojtarëve portugezë. Asnjëri nuk  e godet.

45′ Fillon pjesa e dytë.

45′ Përfundon pjesa e parë. Maroku 1 – 0 Portugalia.

42′ GOOOOL’ En-Nesyri shënon për Marokun.

34′ Super aksion nga Maroku. Amallah humb një shans të mirë. Kshte mjaft hapësirë, por nuk e goditi topin siç duhet, duke e gjuajtur mbi portë.

30′ Jao Felix provon sërish, kësaj radhe me një goditje me të jashtmen e tij. Topi devijohet nga një mbrojtës maroken, megjithatë, shkon fare pranë transverzales.

20′ 20 minutat e para pa gola. Maroku mban dominimin.

18′ Hakim Ziyech provon me një goditje nga distanca, por topi shkon pranë portës.

12′ Rrëmujë në portën portugeze. Largohet topi.

6′ Maroku kundërpërgigjet me kundërsulm. Korneri i parë për ta. Ziyech gjuan lart portës me kokë.

5′ Portugalia bën goditjen e parë drejt portës. Jao Felix gjuan me kokë. Ndal portieri maroken.

1′ Fillon ndeshja.

Vëmendja e fotografëve sërish tek Ronaldo.

Ronaldo këndon himnin nga banka rezervë.

Lojtarët e Marokut parapërgatien për ndeshjen më të madhe ndërkombëtare të futbollit në jetën e tyre.

Lojtarët e Portugalisë rrisin pulsin e tyre përpara fillimit.

Gjyqtarët

Gjyqtari kryesor: Facundo Tello

Ndihmës gjyqtarë: Ezequiel Brailovsky dhe Gabriel Chade

Gjyqtari i katërt: Ivan Barton

VAR: Mauro Vigliano

Gjyqtari argjentinas Facundo Tello

Trajneri portugez, Fernando Santos, ka vendosur që ta lë sërish në bankë rezervë yllin Cristiano Ronaldo, duke e zëvendësuar prapë me yllin në rritje, Gonçalo Ramos, i cili i shënoi tre gola Zvicrës. Ramos u bë lojtari i parë që shënoi një hat-trick në debutimin e tij të parë në Kupën e Botës, që kur Miroslav Klose e bëri një gjë të tillë për Gjermaninë më 2002.

Formacionet:

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.