Marley rikthehet në Kosovë NULL NULL 28/05/2015 28/05/2015 Ky-Mani Marley, djali i legjendës së muzikës reggae, Bob Marley do të rikthehet në Kosovë. Marley kishte performuar në një klub nate në Prishtinë me 6 gusht të vitit 2013. “Faleminderit Kosovë që po më bëni të ndihem kaq mirë”, iu pat drejtuar audiencës gjatë performancës së tij. Dy vite më vonë, ai do të rikthehet në të njëjtin vend, transmeton Klan Kosova. Këngëtari Ky-Mani Marley i cili njihet për këngët “Hustler”, “Rasta Love”, “Gheto Soldier” do të performojë të hënën. Çmimi i biletës për koncert është 12 euro. klankosova.tv
Lajme Miliarderi saudit investoi miliona dollarë në kompanitë ruse, gjatë luftës në Ukrainë 14/08/2022