“Marketing politik” apo ndërhyrje në familje? Taksa ndaj beqarëve në Maqedoni shkakton reagime (VIDEO) NULL NULL 07.07.2025 14:06 07.07.2025 14:06 Deklarata e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, për vendosjen e një takse shtesë ndaj personave të pamartuar, si masë për të adresuar rënien e natalitetit, ka ngjallur reagime të shumta, ndonëse më vonë ai u tërhoq nga ideja. Kjo temë u diskutua sot në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, ku të ftuarit e interpretuan nismën si manovër politike dhe ndërhyrje të panevojshme në jetën private të qytetarëve. Altin Goxhaj tha se kjo mund të ketë qenë “vetëm marketing”, pasi pas reagimeve publike, Mickoski u tërhoq nga ideja. Ndërsa Nexhmije Beqiri komentoi se kjo mund të ketë qenë një “matje e pulsit publik” te maqedonasit, duke shtuar: “Te shqiptarët, martesa ka qenë detyrim gjithmonë, deshe s’deshe”, transmeton Klankosova.tv. Jetoh Halimi e quajti këtë deklaratë si pjesë të një fushate politike: “Kur e pa që nuk i ec, u tërhoq. Dhe është mirë me kërku falje, sepse nuk mundet me u përzi në çështje familjare”, tha ai./Klankosova.tv. Ndiqni diskutimin e plotë, në videon vijuese: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Shpëtohen një shqiptar dhe një turist gjerman, u helmuan nga një bimë në Malin e Korabit 2 orë më parë