Mark Zuckerberg thirret të dëshmojë para deputetëve NULL NULL 20.03.2018 16:32 20.03.2018 16:32 Udhëheqësi i Facebook Mark Zuckerberg është thirrur të dëshmojë para komiteti parlamentar, në menyrë që të ofrojë prova për përdorimin e të dhënave nga Cambridge Analytica. Kompania këshilluese politike me bazë në Britani është akuzuar për përdorimin e të dhënave të mbi 50 milionë përdoruesve të Facebook, me qëllim të influencimit në zgjedhjet presidenciale të 2016-ës në SHBA. Damian Collins, udhëheqësi i hetimit të Dhomës së Përfaqësuesve për lajmet e rreme, ka akuzuar Facebook për “mashtrim” të komitetit. Ai kishte thënë se dëshiron të marrë deklaratë nga Zuckerberg javën që shkoi ndërsa tani e ka paraqitur këtë kërkesë edhe zyrtarisht. “Tani është koha që të dëgjojmë nga një udhëheqës i lartë i Facebook me autoritet të duhur, që mund të jap llogari për dështimin katastrofik të procesit” thuhet në letrën e Collins. Kompania britanike Cambridge Analytica ka mohuar të ketë bërë ndonjë shkelje, ndërsa ishte suspenduar nga Facebook javën që shkoi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Ethan Crumbley dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e 4 nxënësve në një shkollë në Michigan 47 sekonda më parë
Lajme Neo-nazisti rus i akuzuar për krime lufte në Ukrainë, lihet i lirë nga gjykata finlandeze 30 minuta më parë