Marjan Komani me set rrëqethës fotografik, në nderim të viktimave nga aksidenti në Kroaci NULL NULL 28.07.2021 21:59 28.07.2021 21:59 Fotografi Marjan Komani, ka realizuar një set fotografik, si përkujtim për dhjetë viktimat që humbën jetën tragjikisht nga aksidenti i autobusit, në Slavonski Brod të Kroacisë. Përveç fotove drithëruese, Komani u përkujdes që të përcillte edhe një mbishkrim mjaft emocional. Legjenda e dhjetë engjëjve… Një ditë do të flitet për dhjetë engjëjt që shkuan në qiell Për engjëjt që me dhimbje e mbuluan çdo fjalë e qiellin Ata dhjete engjëj që u nisën të vijnë për ta shijuar përqafimin e nënës Për ta shuar zjarrin e mallit me ujin e Drinit Dhe do të thonë se atë ditë det u bë Drini nga lotët e dhimbja Rrodhi lot Bistrica e u skuq Ereniku Dhe re u mbush qielli, hëna e humbi dritën Yjet u shuan Por janë engjëjt tanë që do të shkojnë në botën e përtejme Për ta mbushur qiellin yje Për t’i dhenë dritë faqes së hënës Për t’i zënë rrezet e diellit E për t’i sjellur përsëri tek ne Si shpresë, si dashuri, si ëndërr Prandaj ata erdhën për të shkuar Për ta ndriçuar një copë qiell të errësuar Për ta ruajtur copën tonë të qiellit Për tu lutur për ne te hyu Këta janë dhjetë engjëjt Dhimbja jonë, malli ynë Lumenjtë e lotëve Po shkojnë drejt qiellit për ta shtuar secili nga një yll Që të bëhet dritë për ne….. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.