11:54, 28 Shkurt 2020

Kryetari i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Marius Vizer, ka qenë i pranishëm sot në Pejë ku është bërë përurimi i shtatores së kampiones olimpike, Majlinda Kelmendit.

Në një fjalë rasti, Vizer ka thënë se arritjet e Kelmendit janë inspirimi më i madh për sportin dhe kombin, njofton Klan Kosova.

“Është nder dhe kënaqësi që kemi një sportiste si Majlinda Kelmendi e cila është ndër më të mirat në botë. Dua të ju përgëzoj juve për një arritje kaq të madhe”.

“Mendoj se rezultati i Majlindës është inspirimi më i madh për të gjithë sportin. Ju mund të jeni krenar se një prej përfaqësuesve më të suksesshme në botë është nga Kosova”.

klankosova.tv

Konkurs Pune

Lexo më shumë