Marinari francez mbijeton 16 orë në një varkë të përmbysur në Atlantik NULL NULL 04/08/2022 04/08/2022 Një francez i moshuar ka mbijetuar 16 orë në det duke përdorur një flluskë ajri brenda varkës së tij të përmbysur. 62-vjeçari u shpëtua nga ujërat e akullta të Oqeanit Atlantik nga roja bregdetare spanjolle, shkruan Euronews, transmeton Klankosova.tv. Roja bregdetare e Spanjës gjeti varkën me vela 12 metra të përmbysur, pasi mori një sinjal shqetësimi në mbrëmjen e së hënës. Megjithatë, marinarit iu desh të priste deri në mëngjes për një shpëtim, sepse deti ishte shumë i trazuar. Tre helikopterë dhe një anije shpëtimi u përpoqën për të shpëtuar njeriun, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, pasi morën sinjalin e fatkeqësisë në orën 20:23 me kohën lokale. Një nga helikopterët zbuloi anijen e përmbysur ndërsa dielli po perëndonte dhe dërgoi një zhytës për të kontrolluar për shenja jete. Burri u transportua me helikopter në një vend të sigurt dhe u dërgua në spital për kontrolle dhe u lirua menjëherë më pas pa asnjë problem shëndetësor.
Kosova Clewlow: Nëse ka ndonjë përshkallëzim të situatës në Kosovë, përfshihet edhe KFOR-i (VIDEO) 8 minuta më parë
Kosova Ish-oficeri britanik në Kosovë: Vuçiq do që ta minojë rolin e institucioneve të Kosovës (VIDEO) 15 minuta më parë