Mariano Diaz drejt largimit nga Real Madridi - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mariano Diaz drejt largimit nga Real Madridi

NULL NULL
nga Endrit Zogaj 05.04.2023 12:58

Tash e shumë kohë Mariano Diaz nuk është në planet e Real Madridit.

Këtë e vërteton fakti se ai ka luajtur vetëm 51 minuta në tetë paraqitje në edicionin 2022/23.

“Çdo tre muaj ne jemi në kontakte me klubet tjera. Mariano Diaz ka qenë gjithmonë në treg dhe i kërkuar”, tha agjenti i Diaz, David Aranda për mediumin AS, njofton Klankosova.tv.

Ai deklaroi se 29 vjeçari ka mundësi të luaj secilën ligë.

“Kemi mundësi të shkojmë në Premier Ligës, Serie A, Bundesliga por edhe në liga të tjera. Unë nuk bisedoi për merkato me të. Unë dua të gjej një ekip ku Mariano është i lumtur, jo se ai nuk është i lumtur në Madrid, por se kontrata e tij po i mbaron së shpejti”.

Mariano Diaz ka një pagë prej 8.5 milionë euro në vit me ekipin e Real Madridit.