9:00, 22 Maj 2019

Margot Robbie ka shfaqur aftësitë e zhytjes para se të shkonte në premierën e filmit të saj “Once Upon a Time In Hollywood” në Festivalin e Filmit në Kanë.

Aktorja 28 vjeçare ka treguar format e saj trupore perfekte me një palë bikini njëpjesëshe me ngjyrë të bardhë.

Robbie dukej se nuk kishte aspak frikë të kërcente nga dërrasa dhe të zhytej me kokë në ujë, transmeton Klan Kosova.

Pasi e shijoi zhytjen dhe notin, ajo u vesh me plot elegancë për tapetin e kuq.

Aktorja kishte zgjedhur një palë pantollona ngjyrë të zezë me xixa dhe një bluzë ngjyrë rozë të hapur që kishte një kordele po ashtu me xixa – të dyja nga marka e njohur Chanel.

Filmi me me regji të Quentin Tarantino ku  luajnë edhe yjet si Brad Pitt dhe Leonardo DiCaprio do të fillojë të shfaqet nëpër kinema më 26 korrik.

 

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë