Marcus Rashford feston me shqiponjë, reagojnë mediat serbe (VIDEO)

Marcus Rashford feston me shqiponjë, reagojnë mediat serbe (VIDEO)

1 vit më parë

Sulmuesi i Manchester United, Marcus Rashford, ka bërë një festim identik të golit sikur dy lojtarët shqiptar që luajnë me Kombëtarën e Zvicrës, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka.

Rashford pasi shënoi golin e parë ndaj Chelsea, festoj me “shqiponjë”.

Reagimi i mediave serbe ishte i menjëhershëm.

Veprimin e lojtarit të “Djajve të Kuq”, e quajtën skandaloz, madje duke thënë se është simbol i “Shqipërisë së Madhe”.

Sipas “Kurir” veprimi i tij ishte i ngjashëm me festimet e Shaqirit dhe Xhakës.

“Ky gjest i cili pati shumë reklamë vitin e kaluar pasi u bë nga Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, mesa duket është bërë shumë i njohur për futbollistët e botës. Tani ngrihet pyetja nëse Rashford është i vetëdijshëm për kuptimin e shenjës që bëri dhe si reagoi shoku i tij i skuadrës në stol Nemanja Matiç që është me kombësi serbe”, shkruan Top Channel përcjellë Klan Kosova.

https://www.youtube.com/watch?v=XNzjyjnHXQs