Marcos Alonso i kërkon Chelseat që ta lejojë të transferohet drejt Interit

Marcos Alonso i kërkon Chelseat që ta lejojë të transferohet drejt Interit

NULL NULL
2 months më parë

Marcos Alonso thuhet se po e shtyn Chelsean të lejojë largimin për një përvojë të re në Serie A me Interin, sipas raporteve të fundit në Itali.

Spanjolli ka luajtur edhe më parë në Serie A, me Fiorentinën nga sezoni 2013 deri më 2016.

Alonso tashmë ishte lidhur me Interin si pjesë e ofertës së Chelsea për Achraf Hakimi, por kjo nuk u realizua asnjëherë, pasi mbrojtësi maroken shkoi në Paris Saint-Germain.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Chelsea po kërkon 15-20 milionë euro për Alonso, ndërsa Inter do të preferonte një huazim me mundësi blerjeje, shkruan footballitalia, transmeton Klankosova.tv.

Sipas mediave italiane, Alonso po e shtyn Chelsean ta lejojë të largohet, por kontrata e tij zgjat deri në qershor 2023.

Klubi anglez pagoi 23 milionë euro për të nënshkruar me Alonson nga Fiorentina në 2016.