Marcelo: Titulli është në dorën tonë NULL NULL 27/02/2017 27/02/2017 Marcelo beson se Real Madrid do të dekorohet me titullin kampion të La Liga në fund të sezonit, edhe pse kampioni në fuqi Barcelona janë duke bërë presion mbi ta. Madrilenët përmbysën deficitin prej dy golave ndaj Villarreal, për ta rikthyer rezultatin në 3:2 si mysafirë. Golat nga Gareth Bale, Cristiano Ronaldo dhe Alvaro Morata i siguruan Realit rikthimit në krye të tabelës para Barcelonës që mposhti 2:1 Atletico Madrid herët këtë javë. “Barcelona bëri atë që duhej në një vend ku vështirë fitohet”, ka thënë Marcelo. “Por është në dorën tonë dhe nëse fitojmë të gjitha ndeshjet, do të jemi kampion”, ka shtuar ai./Klan Kosova/
Lajme Abazoviq: Boshkoviq dhe Konjeviq ekzekutorët politikë të destabilizimit të shtetit 11 minuta më parë
Ekonomi Berjani: Lëvizjet e mëdha në bursë i kanë lënë çmimet e naftës konstante tek ne (VIDEO) 12 minuta më parë
Lajme Mocioni i mosbesimit, ‘Abazoviq s’e ka as mbështetjen e deputetëve shqiptarë’ (VIDEO) 16 minuta më parë