Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Maradona: Jam më i mirë se Messi

NULL NULL
14.05.2015 09:48

Diego Maradona shpesh cilësohet nga kritikët dhe fansat e sportit si lojtari më i mirë i të gjitha kohërave.

Por i tillë po cilësohet edhe Messi, me performancat e tij të fundit që e nxitën edhe trajnerin e Bayernit Pep Guardiola të shpehet që ylli i Barcelonës është më i miri i të  gjitha kohërave.

Por në një intervistë për CNN, Maradona është shprehur që ai kishte më shume talent e shënimet e tij përtej portës ishin shumë më të bukura.

“Golat e mia ishin shumë më të bukur. Messi mund të shënojë shumë gola, por unë kisha shumë më shumë dhunti. Kjo mbase se unë e kisha stilin tim qysh në fillim, dhe ndoshta kjo është pika ku unë mund të cilësohem si më i mirë se Messi”, është përgjigjur Maradona.

Pra në  “botën” e tij ai vazhdon që të jetë numër një.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.