8:11, 12 Janar 2019

Kryeministri maqedon Zoran Zaev dhe qytetarët e Maqedonisë në përgjithësi, i kanë uruar personalite të larta ndërkombëtare lidhur me vendimin e Kuvendit të Maqedonisë për votimin e ndryshimeve kushtetuese për ndërrimin emrit të shtetit në Maqedonia e Veriut, ashtu siç parashihet me marrëveshjen me Greqinë të arritur më 17 qershor 2018.

Kryeministri grek, Aleskis Tspiras, vendi i të cilit duhet të ratifikojë gjithashtu marrëveshjen, e ka uruar kryeministrin Zaev për vendimin e Kuvendit të Maqedonisë, duke e vlerësuar si hap shumë të rëndësishëm në zbatimin e marrëveshjes së arritur.

Votimin në Kuvend e kanë përshëndetur edhe komisionarja e Bashkimit Evropian për Siguri dhe Politikë të Jashtme si dhe komisionari për Zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Hahn.

“Shpresojmë se ky vendim historik do të krijojë dinamikë pozitive dhe përparimin e gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Hahn në Twitter.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se “NATO e përkrahë fuqishëm implementimin e Marrëveshjes, që paraqet kontribut për stabilitet dhe prosperitet në rajon”./lapsi.al

Konkurs Pune

Lexo më shumë