Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Maqedonia i kërkon Mirlind Dakut të kërkojë falje për fyerjet që ua bëri

NULL NULL
20.06.2024 13:58
mirlind daku croatia albania
Sulmuesi i Shqipërisë, Mirlind Daku, gjatë ndeshjes kundër Kroacisë në kuadër të Kampionatit Evropian 2024, në Gjermani, 19 qershor, 2024. Foto | AP

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Mirlind Daku, ka rrezik të ndëshkohet nga UEFA pas fyerjeve që i bëri në drejtim të maqedonasve dhe serbëve pas ndeshjes së djeshme Kroacinë.

Ky moment u kap nga kamerat e shumta në fushë, dhe u shpërnda gjithandej në rrjet.

E për këtë veprim, ka reaguar Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut, raporton Klankosova.tv.

Në reagim, FFM ka shprehur “shqetësim të thellë” dhe ka dënuar “thirrjet nacionaliste të futbollistit të Shqipërisë Mirlind Daku drejtuar kundër shtetit të Maqedonisë pas ndeshjes së djeshme ndërmjet Kroacisë dhe Shqipërisë në Kampionatin Evropian”.

“Një sjellje e tillë është e papranueshme dhe në kundërshtim me vlerat bazë të sportit dhe respektit të ndërsjellë që promovon futbolli. Sporti, veçanërisht futbolli, është baza e një bashkëpunimi dhe respekti ndërmjet kombësive të ndryshme”.

“Retorika nacionaliste, megjithatë, i minon këto parime, duke nxitur ndarjen dhe armiqësinë midis tifozëve dhe shoqërive. Parimet politike janë të përfshira në rregulloret e shoqatave ndërkombëtare si FIFA dhe UEFA. Federata e Futbollit të Maqedonisë do t’i dërgojë një letër zyrtare UEFA-s për këtë sjellje skandaloze”.

“I bëjmë thirrje futbollistit shqiptar Mirlind Daku që të kërkojë falje publike për sjelljen e tij dhe për dëmin që ka shkaktuar. Gjithashtu u bëjmë thirrje institucioneve përkatëse që të hetojnë këtë incident dhe të marrin masat e duhura disiplinore për të përforcuar standardet e sjelljes që priten nga të gjithë sportistët”.

“Angazhimi ynë për të promovuar unitetin, respektin dhe lojën e ndershme në sport mbetet parësor”, ka përfunduar reagimi i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, i publikuar në gjuhën shqipe.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.